Mbrëmë u raportua për një rast të trafikimit me narkotikë, ku si rezultat i punës hetimore të Policisë është arritur që të arrestohet një person në autostradën Prishtinë – Prizren, saktësisht në Suharekë.
Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi që u arrestua pasi u kap me sasi të substancës së dyshuar narkotike brenda veturës së tij është Imet Bilalli, 45-vjeçar.
Bilalli u kap teksa po bartte me veturën e tij mbi 3 kilogramë substancë narkotike të llojit heroinë.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.