Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Xerxë në komunën e Rahovecit, ku një person humbi jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Ramadan Kasapi.
I ndjeri humbi jetën, si pasojë e lëndimeve të marra pasi vetura të cilën e drejtonte, u përplas me një tjetër automjet që vinte në të njëjtin drejtim.
Rastin e ka konfirmuar Policia, ku ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një person tjetër ka pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 11:40 është është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”- tha Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.