Ky është personi që dyshohet se e kërcënoi me jetë mjekun e QKUK-së

Mbrëmë është kërcënuar Specialisti i otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Flamur Ukaj, ku një qytetar i ka dhënë ultimatum Ukajt që t’ia nënshkruaj raportin që ia mundëson trajtimin jashtë institucioneve shëndetësore publike, në të kundërtën do ta pësojë.

Burime brenda binstitucioneve të sigurisë bëjnë të ditur se i dyshuari për kërcënimin ndaj mjekut Ukaj është Alban Bytyqi, 43-vjeçar, raporton Sinjali.

Bytyqi dyshohet se mbrëmë ka nisur mesazhe e thirrje telefonike me përmbajtje kërcënuese për Ukajn, të cilit i ka dhënë afat deri sot në ora 07:00 që t’ia nënshkruaj raportin që mundëson trajtimin jashtë vendit.

Për shkak të shqetësimeve që ia shkaktuan këto mesazhe, mjeku i ORL-së vendosi që rastin ta denoncojë në Polici.

Njësitet policore me të marrë informatën kanë tentuar që të kontaktojnë me Bytyqin, por që i njëjti nuk është përgjigjur në telefonata e as mesazhet të cilat i bëjnë thirrje që të paraqitet në stacion.

Gjatë verifikimit të të dhënave, rezulton që Bytyqi ka adresa të ndryshme të banimit, gjë e cila ka vështirësuar kapjen e tij.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’ dhe veprimet tjera ligjore do të merren posa të arrestohet 43-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *