Ky është i riu që dyshohet se i vodhi rreth 25 mijë euro në Gjilan

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Florens Azizin, i cili po dyshohet se ka vjedhur rreth 25 mijë euro nga xhaxhai i tij, i cili kishte ardhur për pushime nga diaspora në Kosovë.

Pasi u zbulua se ai është personi i dyshuar, Policia u aktivizua dhe e arrestoi dhe më pas e shoqëroi në stacion policor për të dhënë deklarate në lidhje me rastin. Gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ai e ka pranuar se e ka kryer vjedhjen, por ka thënë se nuk e ka marrë shumën e parave ashtu siç është denoncuar. Gazeta Sinjali mëson se ai ka deklaruar se ka marrë mbi 10 mijë euro.

Me t’u përfunduar dëshmia e tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *