Ky është i dyshuari që sulmoi dy herë seksualisht 13-vjeçaren në Han të Elezit

Dje është raportuar për një ngjarje të trishtë që ka ndodhur në komunën e Hanit të Elezit, ku një vajzë e re ka rënë pre e sulmit seksual nga një burrë. Policia ka arritur që ta arrestojë 53-vjeçarin e dyshuar, nën dyshimet se ka sulmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi i cili u denoncua në Polici nga nëna e vajzës së mitur, është Musa Bushi. Nëna e 13-vjeçares ka deklaruar në Polici se vajza e saj është sulmuar seksualisht nga Bushi dy herë. Një herë në vitin 2021 dhe një herë këtë vit.

E sot Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Bushit, ku i ka shqiptuar atij 30 muaj paraburgim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *