Sot u raportua për një rast dhunimi që ka ndodhur në Prishtinë, ku viktimë është një vajzë e mitur. Babai i 16-vjeçares kishte deklaruar në Polici se vajza e tij është njoftuar me një person të rritur dhe ka dyshime se me të ka pasur kontakt intim. Në kuadër të hetimeve, është arritur që mbrëmë të arrestohet personi i dyshuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është Arianit Streli.
Streli dyshohet se e ka dërguar vajzën e mitur në një motel në Lipjan, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vajza e mitur të dërgohet në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Streli do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.