Ky është i dyshuari për therjen e tre policëve në Prizren

U raportua pak më parë për therjen e tre zyrtarëve të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës në Prizren. I dyshuari i ka sulmuar ata me thikë, pasi shkuan të intervenojnë në një rast të dhunës në familje.

Sinjali mëson se personi i dyshuar është i nacionalitetit turk dhe ai është 37-vjeçariCaner Galan.

Galan ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe si pasojë e kësaj kishte shkaktuar telashe në familjen e tij duke u mbyllur në dhomë dhe duke refuzuar t’i marrë medikamentet.

Zyrtarët policorë të NJRSH-së kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas kërkesës për asistim nga patrulla e Policisë të cilët nuk kishin arritur që ta vënë në kontroll të dyshuarin.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët që u përballën me 37-vjeçarin, janë sulmuar me thikë nga i dyshuari.

Tre policët e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku njëri nga ta ka marrë lëndime më të rënda me ç’rast është transferuar me urgjencë për në QKUK.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *