Një personi që dyshohet se kreu grabitje në një market në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, është dorëzuar në Polici. I dyshuari që nën kërcënimin e thikës kishte marrë një shumë të parave, u bë i gjallë pas 2 muajve në arrati.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari për grabitjen në marketin ‘A&B’është Ruzhdi Kolgeci, 28-vjeçar.
Kolgeci gjatë intervistimit në stacion policor, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
28-vjeçari gjatë grabitjes i kishte shkaktuar lëndime trupore shitëses e cila është vajza e pronarit, pasi e kishte sulmuar atë dhe më pas kishte arritur të marrë rreth 500 euro nga arka.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim që Kolgecit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.