Sot për vdekjen e një të riu në QKUK, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve që mori para disa javësh në një përleshje në Ferizaj. Pas vdekjes së viktimës, Policia nuk arriti që ta kap të dyshuarin, por i la atij një ftesë për paraqitje në stacion policor. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari tashmë është dorëzuar në Polici dhe ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari për këtë rast është Nexhat Aliu, (46-vjeç) i cili më 18 qershor, në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’ e kishte sulmuar tashmë të ndjerin, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima fillimisht ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit rajonal të Ferizajt por që për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Por përkundër mjekimit, pas një trajtimi gati dy javor në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 37-vjeçari vdiq dje në orët e mëngjesit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, që të vërtetohet shkaku i vdekjes.