Gazeta Sinjali pak ditë më parë ka raportuar për një rast të ngacmimit në Fushë Kosovë, ku viktimë ishte një vajzë e moshës 9-vjeçare. Ajo dyshohet se u ngacmua nga një person i moshës madhore, i cili i kërkonte asaj video të organeve gjenitale në rrjetin social Tik Tok.
Në kuadër të zhvillimeve hetimore të rastit, Policia ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar, i cili më pas u arrestua.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 30-vjeçarin, Liridon Gashi, nga komuna e Istogut.
Pas arrestimit, Gashit i është sekuestruar telefoni i tij personal, teksa ai u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 30-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti po hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.