Ky është 61-vjeçari, Agim Fetahaj nga Podujeva që gjeti vdekjen në…

Sot u raportua për një rast tragjik që ndodhi në pyllin e fshatit Maçastenë të Kurshumlisë në Serbi, ku një shtetas kosovar humbi jetën si pasojë e lëndimeve që mori teksa po priste dru.

Sinjali mëson se viktima është Agim Fetahaj, 61-vjeçar. Nga Emergjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë thanë pasdite për Sinjalin se i ndjeri ishte dërguar atje pa shenja jete, teksa vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar.

Sinjali mëson se dyshohet që teka po tërhiqte një lis me traktor, automjeti është rrokullisur dhe e ka zënë përfundi.

Policia ka intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve djemtë e të ndjerit, të cilët kanë deklaruar se bashkë me babain e tyre kanë punuar në mënyrë legale në pyllin e Maçastenës për një shtetas serb.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *