Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një rast tragjik në fshatin Pirq të Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën pasi është shkelur nga traktori me të cilin po punonte.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dyshimet janë se viktima është rrëzuar fillimisht nga traktori, i cili pastaj e ka shtypur dhe si pasojë 60-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Sipas informacioneve, 60-vjeçari ka qenë duke i ujitur arat në pronën e tij dhe derisa po punonte me dy traktorë, dyshohet se njëri nga ta e a shtypur kur viktima është rrëzuar.
Viktima është Jahja Kalludra, 60-vjeçar.
Viktima në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është dërguar me shenja jete, por pak minuta më pas ka vdekur.