Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Burincë të komunës së Gjilanit, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori gjatë kohës që po priste dru në një mal, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se personi që humbi jetën pasi e zuri një lis është Kosum Reka nga fshati Korbliq i Kaçanikut.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.