Ky është 39-vjeçari i dyshuar për dhunimin e të miturës në Ferizaj

I dyshuari për dhunimin e të miturës në Ferizaj ka përfunduar në paraburgim. Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së sigurisë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Zenun Zejnullahun, 39-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka publikuar detajet se si vajza ka qenë viktimë e 39-vjeçarit, me të cilin janë njohur para disa vitesh në rrjete sociale. Ai dyshohet se e ka mashtruar, duke i premtuar asaj para e të mira tjera në këmbim të marrëdhënieve intime.

Sipas gjykatës, i dyshuari Zejnullahu “nga muaji mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.”

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.”, ka njoftuar tutje gjykata.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *