Mbrëmë në Fushë Kosovë ndodhi një rast i dhunës në familje, ku policia kapi në flagrancë një burrë duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Burri që u arrestua si i dyshuar për dhunë në familje është Jeton Kurda, 37-vjeçar, raporton Sinjali.
Krejt kjo gjë dyshohet se ndodhi gjatë kohës që njësitet policore po patrullonin në atë zonë, ku kishin vërejtur se brenda një veture një burrë po rrihte një grua. Ata kanë ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar gruan e cila po përjetonte dhunë nga bashkëshorti i saj.
37-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Po ashtu është intervistuar edhe 26-vjeçarja, viktimë e rastit, e cila ka dhënë deklaratë për dhunën që përjetoi dhe motivet e rastit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.