Ky është 34-vjeçari i cili u kap me mbi 27 kg drogë në Prishtinë

Dje janë sekuestruar mbi 27 kilogramë drogë nga Policia e Kosovës në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se personi që u arrestua është Nikola Nedeljkoviç, 34-vjeçar. Ato u gjenden brenda një veture, shoferi i së cilës përfundoi në ndalim policor.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura e Nedeljkoviç u ndalua pasi hetuesit policorë kishin marrë informacione se bëhet fjalë për një rast të trafikimit me substanca të dyshuara narkotike.

Në veturën e tij ku u gjet droga, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 60 euro dhe 320 dinarë.

“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i  Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me  urdhër  të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në  fshatin Badovc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”, njoftoi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *