Dardan Osmani është 30-vjeçar i cili u gjetë sot pa shenja jete në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt.
Sipas policisë në Ferizaj, dyshohet se ai ka bë vetëvrasje.
Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”.
“Hetuesit dhe krim tekniket Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Veseli.
Për vdekjen e Dardan Osmani ka shkruar edhe vëllai i tij Elbasani përmes një shkrimi në Facebook.
Ai tha se “Sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vëllau ynë i vogël Dardani”.