Ky është 30-vjeçari që sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Podujevë, e preku dhe e puthi me zor

U raportua sot për disa raste që ngjasojnë me pedofilit, që kanë ndodhur në Sfeçël të Podujevës, e për të cilat po dyshohet një 30-vjeçar. I dyshuari ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 7-vjeçare para disa ditësh. Përveç këtij rasti, ai dyshohet edhe për dy raste të tjera të ngacmimit ndaj dy 11-vjeçareve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fitim Konushefcin, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprat penale sulm seksual dhe ngacmim seksual.    

Çka dihet për rastin e sulmit seksual

30-vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme si rezultat i denoncimit të prindit të 7-vjeçares, i cili e njoftoi Policinë së e bija i është sulmuar seksualisht më 10 korrik në fshatin Sfeçël të Podujevës. Ai bashkë me vajzën kanë rrëfyer detaje për momentet e tmerrit që ka përjetuar ajo, kur i dyshuari e sulmoi seksualisht, duke e ledhatuar, e më pas duke e puthur me zor. 

Pasi është marrë deklarata e prindit të viktimës, Prokuroria ka nisur hetimet, me ç’rast ka siguruar edhe pamje nga kamerat e  sigurisë, të vendosura në pjesën e rrugës ku ndodhi ngjarja.

Rastet e ngacmimeve

Pas arrestimit për rastin e sulmit seksual, në bazë të hetimeve preliminare, ka rezultuar se 30-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i ngacmojë seksualisht edhe dy të mitura, në të njëjtin fshat. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy 11-vjeçare, të cilat janë viktima të tij, por që ende s’dihen më shumë detaje.

Lidhur me rastin, të miturat janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas mbledhjes së të dhënave edhe për këto raste, pista e hetimeve ndaj të dyshuarit është  zgjeruar dhe pritet që gjatë procesit të vërtetohen dyshimet e ngritura deri më tani dhe nëse ka edhe raste të tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *