Ky është 24-vjeçari që dyshohet se vrau nënën e tij me qese të plastikës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Përmet të Shqipërisë, ku një 24-vjeçar ka vrarë nënën e tij.

I riu që shihni në foto është Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën e tij.

Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me qese të plastikës. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *