Pothuajse dy javë pas vrasjes së një të riu në Gjermani, policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin shqiptar, Fisnik Hoxha.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Kiel-it më 28 qershor.
Me këtë datë pak para mesnatës në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij rasti.
Fisnik H, ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, raportojnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv.
Ai u shpall në kërkim nga autoritetet gjermane, duke ofruar tre mijë euro në kërkim të informacioneve për vendndodhjen e tij.
Shqiptari u arrestua të dielen pasdite në qytetin e Kiel-it në Gjermani.
23 vjeçari pritet të dërgohet para gjykatës.