Ky është 21-vjeçari që u kap me drogë në Prishtinë

Mbrëmjen e së mërkurës, një person është arrestuar në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë pasi u kap me drogë në veturë nga Njësia e Reagimit të Shpejtë. Lidhur me rastin Prokuroria ka nisur hetimet ndaj të riut për posedim të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Euron Beqiri21-vjeçar.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit trupor, Policia ka gjetur te 21-vjeçari substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilën e kishte ndarë në qese të ndryshme.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj Beqirit dhe atij i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *