Dje Mitrovicën e tronditi lajmi për vdekjen e një fëmije 5 vjeçar në rrugën “Shaban Polluzha” në lagjen Iliridë (ish-Tavnik).
5 vjeçari ishte duke shetitur me bicikletë u shkel aksidentalisht nga djali i axhës së tij.
Pas aksidentit, u raportua se djali i axhës që po voziste veturën dyshohet se pësoi traumë, me ç’rast u bart për në Emergjencë, në Spitalin e Mitrovicës.
“Mitropol” nga burime të afërta me familjen mëson se fëmiu që humbi jetën ishte E.V, vetëm 5 vjeçar. Veç tij, siç mëson portali, familja 6 anëtarëshe kanë edhe tre djem tjerë.
E.V siç bëjnë të ditur familjarët ishte i biri i B.V, me profesion elektricist.
Shoferi që po voziste veturën dhe e goditi aksidentalisht 5 vjeçarin është D.V, 21 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.
Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.