Ky është 17-vjeçari shqiptar që vdiq nga flakët në godinën në Itali, prej 3 vitesh larg familjes!

Ledjan Imeraj është 17 vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali, pasi një godinë e strehimit të të miturve të pashoqëruar u përfshi nga flakët.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u nis për në Itali në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur fillimisht në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato, ku u vendos në strehimore.

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të përqafuar sërish familjarët e tij.

“Ajo që ndodhi është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve ne… Shpresoj që e gjithë kjo të na bëjë të reflektojmë se si duhet të kujdesemi për këta fëmijë, sepse nuk mund të luash me jetën e tyre ”, tha një mësuese e të miturit.

Lediani kalonte orë të tëra duke dëgjuar muzikë: në Shqipëri ishte valltar në grupin e shkollës.

Ai dinte dhe i pëlqente të kërcente vallet tradicionale me të cilat argëtonte dhe përfshinte shpesh shokët e tij, edhe këtu në Itali.

“Ledjani ishte një person i sjellshëm, altruist dhe i ndjeshëm, miqësia dhe besnikëria ishin dy vlera shumë të rëndësishme për të, ai bëri të pamundurën për të ndihmuar këdo që ishte i sëmurë ”, thanë shokët e tij.

Në ditën e fundit të 2022, ai kishte planifikur një udhëtim në Venecia me disa miq, për të kaluar së bashku vitin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *