Kuvendi sot mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë tri seanca plenare.

E para parashihet të nisë nga ora 10:00, ku në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara të seancës së datës 14 shtator.

E dyta parashihet të filloj nga ora 13:00, ku në rend dite do të jetë themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

E fundit do të jetë ajo e orës 14:00.

Në rend të ditës është dhe votimi në parim i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *