Deputetët e Kuvendi të Kosovës sot nuk kanë arritur që ta shkarkojnë Agon Bekën nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum në votimin për pikën ” Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”.
Kuvendi pas pauzës nuk pati kuorum për votim as edhe në parim të Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore.
Ndërkaq, u votua “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare”.
Po ashtu u miratua edhe “Raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022”.
Ndërkaq, disa prej pikave të tjera që ishin marrëveshje ndërkombëtare mbetën për t’u hedhur në votim në seancat e tjera.