Kush po i kap më shumë ndërmarrjet publike? Kadrijaj: Nëse ne i kemi pasur 50-50, LVV-ja i ka 100%

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se LVV-ja po i kap institucionet, duke filluar nga emërimi i bordeve dhe udhëheqësve nëpër ndërmarrje publike.

Për më tepër, ajo iu kundërpërgjigj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se “ne kemi ndarë udhëheqësit e institucioneve 50% – 50%, ju e keni kapur shtetin 100%”, transmeton Paparaci.

E nëse partitë opozitare kur kanë qenë në pushtet i kanë ndarë ndërmarrjet 50-50, atëherë sipas saj, LVV-ja i ka kapur 100 për qind ato.

Ajo shtoi se ushtruesit e detyrës nëpër disa institucione po kalojnë periudhë tranzitore, derisa pushteti të gjejë një person të afërt me politikat e LVV-së.

“Sot zëvendëskryeministri tha atëherë qeveritë e më hershme i kanë nda udhëheqësit e bordeve 50% – 50%, thash nëse ata i kanë nda 50-50, ju e keni kap 100% shtetin. Së fundi Aleanca prej këtyre katër partive parlamentare shqiptare më së paku kemi qenë në pushtet, ne mundemi me u akuzu më së paku nga të gjitha partitë. S’ka më pafajësi, e kanë humbur”, shtoi ajo në Kanal 10.

“Plot institucione i kemi me ushtrues detyrë duke mos e gjetur konsensusin brenda partisë, se kush ku duhet të vendoset, ne kemi plotë institucione me ushtrues detyre. Nuk është njëjtë të udhëhiqet secili institucion kur e ka një drejtor me kompetenca të plota, sikurse një ushtrues detyre, sepse s’mundesh të kërkosh llogari nga ushtruesi i detyrës sikurse nga drejtori, ai se ka të garantuar se pas kësaj faze do të jetë drejtor.”.

Për deputeten opozitare, deklarata e djeshme e Bislimit se është diçka normale ikja e të rinjve nga Kosova, bie ndesh me partitë e LVV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *