Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jetë kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta inFokus.
Krasniqi për emisionin N’Konak, ka vlerësuar lartë shefin e saj, duke e cilësuar si e ardhmja e Kosovës.
“Kryetari, Lumir Abdixhiku, është kryetari më i ri që e ka një parti më e vjetër e cila është Lidhja Demokratike e Kosovës, unë shumë shkurt e kisha thanë qe kryetari jonë është kryeministri I ardhshëm i Republikës së Kosovës”, është shprehur Krasniqi.