Kurti : Vendimi i Haradinajt, i bazuar në konflikt interesi

Albin Kurti ka njoftuar në Facebook për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Në fund të postimit, ai e ka përmendur edhe vendimin për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, dukë thënë se vendimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte i bazuar në konflikt interesi.

“Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Qeveria Haradinaj më 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit që automatikisht preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Qeveria Kurti 1 atë kohë kishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *