Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas vizitës në Zvicër në samitin e investitorëve në Cyrih.
Kreu i ekzekutimit i ka bërë thirrje bizneseve zvicërane që të investojnë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Në Samitin e Investitorëve në Cyrih, Zvicër, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, ftova bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.
Para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, bashkë me delegacionin qeveritar, prezantuam mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët dhe investimet e huaja.
Theksuam përparimin e shënuar në dy vitet e fundit, sundimin e ligjit, stabilitetin institucional, politikat fiskale të zbatueshme në vend, planet investive të Qeverisë dhe fuqinë tonë punëtore të re dhe të talentuar.