Zyra e Kryeministrit ka treguar për takimin që kryeministri Albin Kurti ka pasur sot me emisarin e BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Përmes një komunikate për media, kjo zyre ka bërë me dije se në takim është biseduar për nevojën e dinamizimit të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për procesin e dialogut që parasheh njohjen reciproke.
“Diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. Kryeministri Kurti do ta mirëpres emisarin Lajčák në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave.”, është thënë në njoftim.