Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Gjermanisë, janë vlerësuar raportet ndërshtetërore

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Sekretaren e Shtetit të Gjermanisë, znj. Stiemtje Moller, me të cilën ndër të tjera janë vlerësuar raportet ndërshtetërore.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Gejrmanisë dhënë Kosovës në disa faza.

Më tej, ai ka theksuar rëndësinë e KFOR-it në Kosovë.

Tutje në njoftim thuhet se është biseduar edhe për mbështetjen që i duhet Kosovës për pranim në Programin për Paqe të NATO-së si dhe organizata të tjera.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim znj.Siemtje Möller, Sekretare e Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, njëherit Zëvendësministre e Mbrojtjes.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Duke e falënderuar për kontributin e Gjermanisë në KFOR, kryeministri theksoi rolin dhe rëndësinë që ka KFOR-i në Kosovë.

Ai vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë dhe ritheksoi rëndësinë që Qeveria e Republikës së Kosovës i kushton Procesit të Berlinit, si mundësia më e mirë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

U bisedua për mbështetjen lidhur me qëllimin e Republikës së Kosovës për përgatitje për aplikim dhe pranim në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Sekretarja Möller vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe të thella ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

U theksua se vizitat e shpeshta të nivelit shtetëror i rikonfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Gjermanisë, si dhe i shërbejnë thellimit të mëtejmë të miqësisë dhe të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *