Kurti takon deputeten Kearns, flasin për ndëshkimin e Serbisë pas sulmit terrorist në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Kurti ka falënderuar deputeten për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Duke e falënderuar Kearns për vizitën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës. Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve. U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponzorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mos përsëritje”, thuhet në njoftim.

Tutje, zyra e kryeministri bën të ditur se në takim u bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *