Kurti takohet me Guvernatorin e BQK-së, flasin për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot paradite në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.

Kurti e ka uruar për detyrën e re dhe e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së, teksa dhe i dha mbështetjen e tij institucionale për realizimin e përgjegjësive dhe misionit të Bankës Qendrore.

Guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.

Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *