Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e Policisë së Kosovë thuri elozhe ndaj këtij institucioni, duke thënë se formimi i Policisë përkon me çlirimin.
E pas kësaj, në rrjetet sociale, Kurtit i kanë dalur videot kur sulmonte e ofendonte policinë si opozitar.
“O ti majmun, o majmun… në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë, s’tu ka ni zani, s’tu ka ni. Ik tash”, i thoshte Kurti asokohe policëve, shkruan Nacionale.
Ishte, Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit që publikoi këtë video.
“Kurti lavdëron policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj: Ju falënderoj sot e çdo ditë”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/660808148/videos/379990527664123/