Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për dhunën dhe agresionin e Serbisë që thotë të jetë intensifikuar.
Kurti kujtoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur Serbia afër kufirit me Kosovën kishte dërguar avionë luftarakë MiG-29, si dhe ambasadori rus në Beograd ishte afruar kufirit me Kosovën.
Kurti thotë se Kosova është e vendosur për ta mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.
”Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Tensionet në veri janë përsëritur viteve të fundit. Së fundmi, një grup terrorist vrau policin Afrin Bunjaku, që më pas mori gradën si hero i Kosovës