Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për situatën në Veri të Kosovës, ku të dielën është sulmuar Policia e Kosovës, duke vrarë një polic.
Më pas, Policia e Kosovës kishte nisur operacionin për ta neutralizuar grupin terrorist që ishte i armatosur.
E Kurti ka treguar për armët të cilët Policia i ka konfiskuar gjatë ditës.
Ai ka thënë se Policia ka koordinim të ngushtë me KFOR’in dhe EULEX’n duke shtuar se operacioni po vazhdon.