Kurti nuk shkon në aktivitetin e lansimit të fushatës së BE-UNICEF, për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kryeministri, Albin Kurti, siç ka njoftuar zyra për informim e Qeverisë së Kosovës se në aktivitetin e paraparë në lansimin e fushatës së përbashkët BE-UNICEF për të promovuar përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, nuk do të jetë shefi i ekzekutivit por zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Arsyet e mos pjesëmarrjes së Kurtit nuk dihen, por kjo është hera e parë që në këso ngjarje nuk merr pjesë një kryeministër i Kosovës.

Poshtë e keni njoftimin e Qeverisë së Kosovës:  

NJOFTIM PËR MEDIA

20.9.2023

Të nderuar, Ju njoftojmë se në aktivitetin e paraparë në lansimin e fushatës së përbashkët BE-UNICEF për të promovuar përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, në vend të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *