Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.
Kurti tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetit i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.
“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri.
Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve.