Kurti me Mehajn bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit: Nderojmë ata të cilët na frymëzuan çdo ditë në angazhimin dhe punën tonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në përmbyllje të vitit kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.

Mehaj, ka thënë se muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropian nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut

“Në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm, nderojmë ata të cilët na frymëzuan dhe na frymëzojnë çdo ditë në angazhimin dhe punën tonë”, ka shkruar Mehaj.

“Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe familjen e bacës Adem, bëmë nderime tek varri i Adem Demaçit, ai do të mbetet përgjithmonë kryefjala e qëndrueshmërisë dhe rezistencës sonë kombëtare”.

“Muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropain nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut”.

I pari i Mbrojtjes theksoi se Adem Demaçi dhe Adem Jashari do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak.

“Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak. Lavdi!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *