Kurti: Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, Kosova do të fitojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, ndërsa Kosova do të fitojë, pas bllokimit të rrugëve në veri nga strukturat paralele të shtunën.

Kurti ka theksuar se mosdënimi i veprimeve të serbëve në veri nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, do ta nxisin Beogradin zyrtar për më shumë destabilizim të Kosovës.

Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ka bërë thirrje që barrikadat në veri të hiqen menjëherë.

Ministri i Brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, ka shkruar tutje Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *