Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kurti e falendëroi emisarin gjerman për vizitën e shpejt pas sulmit të djeshëm.
“Faleminderit, Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, për vizitën tuaj të shpejtë pas sulmeve terroriste të djeshme në territorin tonë. Mbështetja e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë, ndërsa ne e kalojmë me siguri këtë periudhë, është një mbështetje e fortë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.