Kurti e Osmani reagojnë përnjëherë pasi Komiteti i Ministrave votoi pro aplikimit të Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë reaguar përnjëherë përnjëherë pasi Komiteti i Minitrave e procedoi aplikimin e Kosovës për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kurti shkroi se “shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës”.

“Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkroi Kurti në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq, tha se “së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës”.

“Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo në Facebook.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *