Kurti dhe Rashiq po nënshkruajnë kontratën me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, pret në takim Kryeministrin e Kosovës, ALBIN Kurti, do të ketë edhe konferencë për media.

Neutral.al bënë të ditur se Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri Nenad Rashiq, po nënshkruajnë kontratën me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve

99 përfitues të thirrjes për përkrahjen e bizneseve kanë nënshkruar kontratën me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se kjo është një strategji afatgjatë që gjithmonë do të ketë institucione afër. “Pjesa më e rëndësishme e këtij procesi është që ju si përfitues keni të drejta dhe obligime. Llogaritet një pëegjegjëai e juaj, që duhet të jetë një përkushtim për të ardhmen. Për çdo dy vjet kemi obligim të vlerësojmë punën tuaj dhe nëse ai vlerësim tregon që ju jeni të aftë të pranoni më shumë mbështetje, ministria do të ofrojë mbështetje shtesë. Kjo është një strategji afatgjatë që gjithmonë do të keni institucione pranë jush”, theksoi Rashiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *