Kurti bëhet gati për verë, blenë klimë mbi një mijë euro

Albin Kurti po e parasheh një verë të nxehtë. Për këtë ai ka marrë masat pak më herët.

Në këto ditë pranvere me shi, Zyra e Kryeministrit ka vendosur që të blejë një Air Condicioner- inverter 20 BTU, 6 metra gyp të bakrit dhe një kabllo elektrike me gjatësi 8 metra.

Për krejt këto pajisje që do ta “flladisin” kryeministrin Kurti,  është paraparë që të shpenzohen 999 euro nga paratë e taksapaguesve kosovarë.

Kontratë nga Zyra e Kryeministrit për ta pajisur zyrën ka marrë “Eor Group SH.P.K” për vlerën 997 euro.

Këto janë dokumentet e publikuara në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *