Kuqezi në Liverpol, familja Kelmendi ndez skenën

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë filluar rrugëtimin e tyre në Liverpool, me shpresat për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenën e Eurovisionit.

Shqipëria bëri provat e para në këtë skenë, dhe nga pamjet që ka publikuar faqja e Eurovision shohim që të gjashtë anëtarët e grupit janë të veshur me të zeza ndërsa në skenë mbizotëron edhe ngjyra e kuqe.

Familja Kelmendi do të performojnë në gjysmë-finalen e dytë të Eurovisionit, me 11 maj, e 14-ta në rend.

Këtë edicion, Eurovisioni mbahet në Liverpool në Britani të Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *