KUJDES – Kjo faqe po i mashtron qytetarët në Kosovë

Janë të shpeshta rastet në Kosovë ku faqet të cilat shesin produkte në rrjete sociale mashtrojnë qytetarët.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një qytetari në Prishtinë, shkruan gazeta Neutral.

Ai porositi patika në faqen ‘millionareonline_ks”, ata i thanë se janë në zbritje dhe janë origjinale, por në fakt nuk dolën ashtu.

Ato i erdhën fallco me një çmim prej 60€, aq sa kushtojnë shumica e patikave origjinale.

Nga video e patikave që qytetari pranoi ato duken që janë fallco.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *