Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten Anita Sylën rreth orës 04:16 nën dyshimin për tentim-vrasje ndaj Princvalentino Corleones. Paparaci ka siguruar kallëzimin penal të ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj 22-vjeçares ku përshkruhet krejt ngjarja dhe mes tjerash thuhet se e ka plagosur aksidentalisht Corleonen në shtëpinë e tij në Gjilan. Prezente kishte qenë edhe një grua nga Serbia.
Syla që është bërë e ditur se nuk ka të kaluar kriminale, dyshohet se sot diku rreth orës 03:45 ka plagosur Corleonen në dhomën e ndejës dhe e ka lënduar atë në gjurin e këmbës së djathtë. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij te lagjja Dardania I në Komunën e Gjilanit.
E shtëna me armë zjarri e cila dyshohet se është bërë aksidentalisht nga Anita Syla pas një deklarate të Corleones – është shoqëruar në polici bashkë me një dëshmitare tjetër, që vjen nga Serbia dhe me shtetësi të po të njëjtit shtet.
Në kallëzimin penal që e posedon Paparaci bëhet e ditur se plaga e shkaktuar ndaj Corleones ishte tejshpuese, por pa rrezik për jetë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij, pas lirimit nga Spitali Regjional i Gjilanit, shkruan Paparaci.
Ai gjatë bisedës me Policinë në Gjilan ka sqaruar se ishte plagosur aksidentalisht nga Anita Syla, e cila bashkëjeton me të.
Po ashtu, në bazë të intervistës verbale të policisë me të dyshuarën e kësaj ngjarje, është kuptuar prej saj se ajo ka qenë personi që në mënyrë aksidentale është plagosur Princvalentino Corleone.
Të dy intervistat e të lartpërmendurve janë zhvilluar në intervalin kohor 08:30-08:45.
Njësia e krim-teknikës ka ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë që dyshohet se është kryer vepra penale së bashku me municionin përkatës.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për veprën “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë. /Paparaci.com