Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të vizitojë Kosovën më 4 korrik të këtij viti. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra për Media e Dhomave të Specializuara.
Trenadilova do ta mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të flasë për punën e mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara.
Siç thuhet në njoftim, Trenadiflova do t’iu përgjigjet edhe pyetjeve të të pranishmëve, derisa janë ftuar që në këtë takim të marrin pjesë edhe gazetarët.
“Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.