Veliaj ndodhet në Ukrainë së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Qyteteve Evropiane të Eurocities në mbështetje të Ukrainës.
Gjate takimit me Kryetarin Veliaj presidenti Zelensky u shpreh :
“Kur flasim për ndihmë dhe mbështetje – humanitare, ushtarake, politike – është gjithashtu e rëndësishme të mos harrojmë ndihmën në rindërtimin e qyteteve dhe komuniteteve tona. Dhe është e rëndësishme që rindërtimi të mos fillojë pas luftës, por tani. Është e nevojshme të sigurohen masa humanitare që do t’i lejojnë njerëzit në Ukrainë t’i kthehen jetës normale“
Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Eurocities në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë, kur vendi ynë po lufton kundër pushtimit rus, ju jeni me ne. Unë u jam mirënjohës qyteteve evropiane për strehimin e njerëzve tanë që u detyruan të ikin nga lufta.
Ne gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në rivendosjen e banesave, infrastrukturës – kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Është e rëndësishme që rindërtimi të fillojë jo pas luftës, por tani. Sot është bërë një hap tjetër për këtë. Një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.”- tha presidenti Zelensky.