Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej të cilët dje Ministria e Jashtme e Kosovës i tha se mund të hyjë në Kosovë pasi Kisha ta dënojë hyrjen ilegale të priftit Predrag Popoviq në territorin e Kosovës, ka takuar sot Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Pasi kanë dalë nga takimi, Porfirije ka thënë se ai nuk është dikush që di gjithçka për ato që po ndodhin dhe se pikërisht për këtë arsye ka pasur shumë pyetje për Vuçiqin. Sipas Porfirije, Vuçiq i ka dhënë shumë përgjigje.
Kreu i Kishës Serbe pastaj ka folur se si serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë bashkë.
“Në këto momente të rënda, bashkë me ta si gjithmnë, i lutem zotit për njerëzit tanë të cilët s’e kanë aspak të lehtë në Kosovë, që vuajnë, por edhe për të gjithë njerëzit, për paqe në botë, e para së gjithash për mirëkuptim reciprok, për bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe serbëve, sepse me siguri mund të kuptohemi më mirë me përpjekje të përbashkëta” ka thënë ai.
Tutje, Porfirije ka thënë se në Kosovë shqiptarët dhe serbët me shekuj jetojnë bashkë duke përdorur teorinë e “shkencës” serbe se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë.
“Natyrisht, serbët në Kosovë janë afër 15 shekuj, e nuk di diku 4 shekuj bashkë me shqiptarët” ka thënë Porfirije.
Ai ka theksuar se ka potenciale që tregojnë se nëse ka vullnet të mirë mund të gjendet rruga për bashkëjetë dhe se ka vend për të gjithë.
Porfirije ka thënë se shpreson që të realizojë vizitën në Kosovë.